Shërbime Transporti

Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Shqipëri

Të gjitha blerjet e konfirmuara para orës 18:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 2 orëve në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës dhe Kavajës. Për qytetet e tjera porosia do të dërgohet ditën e nesërme të punës.

Për zonat: Tropojë, Has, Pukë, Peshkopi, Gramsh, Ersekë/Kolonjë do të kontaktoheni në telefon për detajet e transportit. Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit dhe do të mbërrijë tek ju jo më vonë se 3 ditë në varësi të vendndodhjes tuaj. Ju do të njoftoheni nëpërmjet postës elektronike kur porosia juaj të niset.

Porositë e bëra ditën e dielë ose në ditët e festave zyrtare do të dërgohen në ditën pasardhëse të punës.

Nëse dëshironi ju mund të merrni edhe shërbimin e ngarkim shkarkimit deri në ambientet tuaja të brendshme, përkundrejt një tarife shtesë.

 

Kostot e transportit

Porosia do të dërgohet me transport falas për klientët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Porositë me produkte me përmasa mbi: 4.1 m ose 9 m3 ose 1.2 ton, do të transportohen me kamion dhe ju do të kontaktoheni nga stafi i Fredi Gjenerator në lidhje me koston e transportit të porosisë tuaj. Kostoja e transportit do të llogaritet duke patur parasysh destinacionin, peshën si dhe vëllimin e produkteve të porositura.

Për blerje mbi 600 000 lekë, transporti do të jetë falas, pavarësisht qytetit ku do të dërgohet porosia apo mjetit të transportit.

Transporti për Klientët e regjistruar në platformën B2B do të jetë falas, në varësi të vlerës së faturës dhe vendodhjes së biznesit.

 

Marrja e porosisë

Fredi Gjenerator nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti. Transportuesi merr përsipër kundrejt pagesës edhe ngarkim – shkarkimin e produkteve deri në ambientet tuaja të brendshme.

 

Probleme me porosinë

Ne duam që ju të keni eksperiencën më të mirë në Shqipëri me blerjet elektronike, prandaj nëse hasni çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail.

Telefon: +355 (0) 4 2388 399

Email:  info@fredigjenerator.com

 

Kontakti me Kujdesin për klientin

Kur ju kontaktoni shërbimin e kujdesit për klientin, nëpërmjet telefonit apo email-it, ju lutemi të jepni të dhënat e mëposhtme në mënyrë që të keni asistencën e kërkuar në kohë sa më të shkurtër:

  1. Emrin tuaj
  2. Numrin tuaj të kontaktit ose emailin
  3. Datën kur keni kryer blerjen (nëse e dispononi).
  4. Kodin referues të blerjes (nëse e dispononi).
  5. Numrin e gjurmimit të dërgesës (nëse e dispononi).
  6. Përshkrim të shkurtër të problemit që keni.

Nëse na dërgoni sugjerimet dhe/ose kërkesat tuaja në formë elektronike, ne do t’ju kontaktojmë brenda afatit kohor të një dite (punë). 

Nëse do të telefononi, ju do të flisni direkt me operatorët e kujdesit të klientit.

 

Kushtet e Dërgimit të Porosisë në rajon

Afati maksimal i dërgimit të porosisë në Republikën e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, është jo më shumë se 5(pesë) ditë pune. Për Republikën e Serbisë e Bosnjë-Hercegovinën, jo me shume se 7(shtatë) ditë pune.

Menjëherë pas konfirmimit të porosisë, ju do të telefonoheni nga stafi ynë, për t’ju informuar mbi koston e transportit dhe kohën e dërgesës.